×
  • Lajme
  • Lajme

    Rudi arrin në Kuvend: Kauza ime do të jenë vrasjet politike dhe personat me aftësi të kufizuara

    Reporteri
    26 Dhjetor 2019 | 14:52

    Kanë mbetur edhe pak minuta deri te mbledhja konstituive e Kuvendit të Kosovës.


    Deputetët tashmë kanë nisur të mblidhen në objektin e Kuvendit të Kosovës për të qenë gati në seancën konstituive të paraparë të nis në ora 15:00.

    Në Kuvendin e Kosovës ka arritur edhe deputeti i zgjedhur i LDK-së, Fetah Rudi.

    Rudi para mediave ka thënë se në Kuvendin e Kosovës angazhimi i tij do të jetë në zgjidhjen e vrasjeve të pasluftës e po ashtu do të angazhohet edhe për personat me aftësi të kufizuara e në përgjithësi plotësimin e kërkesave të qytetarëve.

    “Kauzat që do ti shtyjë përpara dihet, janë vrasjet politike që kanë ndodhur pas luftës, si dhe kërkesat e qytetarëve. Edhe për personat me aftësi të kufizuara, do të jem i zëshëm për të drejtat e tyre”, ka thënë ai. /Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!