×
  • Lajme
  • Lajme

    Rufki Suma: Shpeshherë fëmijët nuk i kam parë për katër ditë, gati kurrë nuk dal me shëtit me familje

    Reporteri
    20 Qershor 2021 | 22:13

    Kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma ka folur edhe për familjen e tij.


    Ai ka thënë se puna që bën ia pamundëson të kalojë kohë me familje, bile ai na tha se ka pasur rast kur nuk i ka parë fëmijët e tij katër ditë.

    “Në kohën kur ishin fëmijët e vegjël ka ndodhur që nuk i kam parë ka katër ditë. Shumë pak kemi hapësirë të merremi me familjen, rrallë ndonjëherë që kam pasur mundësi me dal me familjen. Nuk diskutohet me dal me shëtit gati, gati nuk na ka ra asnjëherë”, thotë mes tjerash kryetari.

    Ai ka treguar se merret edhe me punët e shtëpisë dhe me kopshtin e tij me pemë e perime.

    Për këto dhe gjëra të tjera mjaftë interesante që e karakterizojnë kryetarin Suma, ndiqeni intervistën:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!