×
  • Lajme
  • Lajme

    Rugova: Haj medet ku e kanë sjellë partinë e Ibrahim Rugovës

    Reporteri
    04 Mars 2021 | 15:53

    Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, ka reaguar pas shpalljes së rezultatetve përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit.


    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rugova ka thënë se LDK bashë me partinë e Behgjet Pacollit, ka marrë 12,6% të votave, se përndryshe do binte edhe më poshtë, shkruan Reporteri.net.

    “Dmth bashkë me Bacin Behgjet 12.6% se përndryshe edhe më poshtë. Dhe hala ka njerëz që thonë pse po flet? Haj medet ku e kanë sjell partinë e Ibrahim Rugovës!” ka shkruar Rugova në Facebook.

    Ndryshe, Isa Mustafa ka dhënë dorëheqje nga pozita e kreut të partisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, pas humbjes së thellë që pësoi ky subjekt në zgjedhjet e 14 shkurtit.

    Përveç Mustafës, dorëheqje kanë dhënë edhe të gjithë anëtarët tjerë të kryesisë së partisë, shkruan Reporteri.net.

    LDK nuk ka fituar në asnjë komunë, ndërsa ka humbur thellë edhe në komunat ku udhëheqin zyrtarë të këtij subjekti politik.

    Sipas rezultateve përfundimtare, Lëvizja Vetëvendosje si parti e parë ka marrë 438,334 mijë vota  apo 49.95 përqind. Sipas kësaj përqindje, Lëvizja Vetëvendosje do të ketë 58 ulëse në Kuvend, shkruan Reporteri.net.

    Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 148,296 mijë vota apo 16.900% dhe pritet të përfaqësohet me 19 deputetë në Kuvend.

    Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 110,978 mijë vota, apo 12.647% dhe pritet të përfaqësohet me 15 deputetë në Kuvend.

    Ky është postimi i plotë i Rugovës:

    Dmth bashkë me Bacin Behgjet 12.6% se përndryshe edhe më poshtë. Dhe hala ka njerëz që thonë pse po flet? Haj medet ku e kanë sjell partinë e Ibrahim Rugovës!

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!