×
  • Lajme
  • Lajme

    Rugova për drejtuesit e LDK-së: Ata nuk do të ndalen derisa ta sjellin LDK-në në 4.9%

    Reporteri
    25 Shkurt 2021 | 19:50

    Anëtari i LDK-së, Naser Rugova, ka vazhduar sulmet e tij ndaj kryesisë së këtij subjekti duke thënë se nëse vazhdojnë kështu do e zbresin rezultatin nën pragun zgjedhor në zgjedhjet e ardhshme.


    Rugova ka thënë po ashtu se kur jep dorëheqje kryetari, atëherë automatikisht duhet të japë dorëheqje e gjithë kryesia e partisë.

    Këtë deklaratë, Rugova e ka si kundërpërgjigje ndaj Lutfi Hazirit, i cili sot u shpreh se nëse jep dorëheqje Mustafa, nuk është e thënë që të japë e gjithë kryesia e partisë.

    “Kur Kryetari jep dorëheqjen, ekipi i tij, pra Kryesia, me automatizëm po ashtu është e dorëhequr. “Sqarimi” që sot lëshoi dikush në emër të LDK-së tregon se sa thellë i ka rrënjët boshti i të keqes. Ata nuk do të ndalen derisa ta sjellin LDK-në në 4.9%”, ka shkruar Rugova në një status të tij në Facebook.

    Ndryshe, LDK ka bërë të ditur se zgjedhjet për kryetarin e ri do të mbahen më 14 mars. Këto zgjedhje vijnë pasi ky subjekt pati rezultatin më të keq në histori në zgjedhjet e 14 shkurtit ku pa votat e mërgatës është në 13%.

    Mandati i kryetarit të ri do të jetë vetëm vazhdues i atij të Mustafës dhe nuk do të ketë zgjedhje në të gjitha degët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!