×
  • Lajme
  • Lajme

    Rukiqi i reagon ministrit Aliu: Grafikoni për tenderët njëburimor i manipuluar, u përfshi veç gjysma e ministrisë

    Reporteri
    15 Mars 2024 | 15:27

    Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi, ka reaguar ndaj Lëvizjes Vetëvendosje dhe ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili dje ka postuar një grafikon, ku krahasonte kontratat njëburimore të kësaj ministrie me disa komunave që qeverisen nga PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja.

    Rukiqi ka thënë se ky grafikon është i manipuluar.

    Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se në grafikoni është përfshirë vetëm pjesa e planifikimit hapësinor të ministrisë dhe jo ajo e infrastrukturës, ku janë dhënë tenderë me miliona euro.

    “Ministria e Infrastruktures dhe Ministria e Planifikimit Hapesinor kane qene dy ministri te ndara, te cilat ne kete formacion qeverises, jane fuzionuar ne nje ministri te vetme. Te ekspozuar, me hajni milioneshe, permes tendereve njeburimor, zyra e propagandes e partise ne pushtet, e merr dhe vendos ne grafikon, vetem pjesen e planifikimit hapesinor, qe eshte vetem nje pjese e Ministrise dhe e ben inekzistente pjesen tjeter te Ministrise, perkatesisht pjesen e infrastrukures (tenderat e rrugeve). Te kjo pjese, vlera e tendereve njeburimor eshte 10 milione euro (54 kontrata me nje ofertues te vetem)”, ka shkruari ai mes tjerave.

    Zyrtari i LDK-së ka thënë se grafikoni përmban edhe një anë tjetër të manipulimit.

    “Kjo eshte vetem njera ane e manipulomit. Pjesa tjeter eshte ne krahasimin me komunat: nje cope te nje Ministrie, e krahason me disa komuna, duke i injoruar faktet tjera qe jane te dokumentuara dhe baze per dyshim per korrupsion dhe keqperdorim te parase publike. Po i ritheksoj edhe njehere: 781 kontrata njeburimore, pra me nje ofertues te vetem, pa procedure, pa konkurrence. – 209 milione euro vlera totale e ketyre tenderëve”, përfundon reagimi i tij.

    Abdixhiku i drejtohet mazhorancës për kontratat njëburimore: Nga Kuvendi mund të ikni, por nga e vërteta jo

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!