×
  • Lajme
  • Lajme / Përplasja

    Rukiqi i reagon Ministrit: Hekurani në botën e dëshirave, një nxënës i shkollës së mesme do ishte më kreativ

    Reporteri
    10 Nëntor 2024 | 12:40

    Ministri i Financave, Hekuran Murati sot tha se në këto katër vite qeverisje ka pasur dyfishim të të hyrave tatimore, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Përmes një postimi të bërë në Facebook, ai madje akuzoi pushtetet e kaluara për vjedhje të buxhetit.

    Për këtë ka reaguar anëtari i LDK-së, Berat Rukiqi, i cili ka thënë se Ministri Hekuran Murati është në botën e dëshirave.

    Sipas tij, rritja e hyrave tatimore ka ndodhur për shkak të çmimeve të larta, e që siç thotë ai Ministri po e shet si luftim të kontrabandës.

    “Dyfishimin e deficitit tregtar dhe rritjen eskponenciale të importeve, apo daljen e mbi 5 miliardë eurove, jashtë ekonomisë të vendit, ministër Propaganda, po ka dëshirë, t’na e shet si sukses”.

    “Rritjen e të hyrave tatimore, në kurriz të xhepit të qytetarëve, që kanë paguar çmime me të larta, po ka dëshirë të na e shet si luftim i kontrabandës. Një nxënëa i një shkollë të mesme ekonomike, do të ishte me kreativ, në tregimin e ndonjë suksesi në ekonomi apo intepretimin e të dhënave”, ka shkruar Rukiqi.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!