×
  • Lajme
  • Lajme / Reagim

    Rukiqi për rritjen e pagave: Hajgare me dinjitetin e shërbyesve publik

    Reporteri
    29 Tetor 2024 | 14:35

    Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se rritja e koeficientit për pagat në sektorin publik, është “hajgare me dinjitetin e shërbyesve publik”.

    Madje, Rukiqi ka shkruar se rritja e pagave nuk i kompenson rritjet e çmimeve, raporton gazeta online Reporteri.net.

    “55 euro rritje në Janar 2025, 110 euro rritje në Korrik 2025. Në përqindje, vetëm 9.65% rritje në Janar 2025, ndërsa 19.30% në Korrik të vitit 2025Mos të harrojmë, që rritja e çmimeve në 3 vitet e fundit ka qenë 22.5%, pra rritja e paralajmëruar e pagave, nuk i kompenzon as shpenzimet e rritura nga rritja e çmimeve. Me ndryshimin që po vjen, në ditën e parë të qeverisjes, me Lumirin Kryeministër, koeficienti bëhet 150”, ka shkruar Rukiqi në Facebook.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!