×
  • Lajme
  • Lajme

    Rukiqi: Qeveria ka vendosur ta luftojë edhe atë pak profesionalizëm në sektorin publik

    Reporteri
    01 Shkurt 2023 | 12:52
    Berat Rukiqi

    Ish-kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për vendosjen e koeficientit 105euro.

    Ai thotë se me këtë koeficient, Qeveria “ka vendosur ta luftojë me çdo mjet edhe pak profesionalizëm që ka mbetur në sektorin publik”.

    Sipas Rukqiit, e tërë politika ekonomike e Qeverisë është ndarja e shtesave 50 e 100 euroeve.
    “Ky do te duhej te ishte lajm i mire per sektorin privat, nese keta profesioniste, do te beheshin pjese e tij. Por gjasat jane qe te njejtit te ikin nga ky vend. Receta per katastrofe ekonomike, nuk mund te jete ndryshe”, ka paralajmëruar Rukiqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!