Punëtori i UNMIK’ut, me shtetësi ruse që ishte infiltruar te serbët që po pengonin policinë e Kosovës në aksionin në Zubin Potok, nuk kaloi mirë me përfaqësuesit e rendit.
Mikhail Krasnoszchev duket se ka marrë edhe lëndime fizike, por përveç kësaj, gjatë kohës kur po e fusnin në ambulancë, dikush edhe e shanë në gjuhën serbe, të cilën ai duket se e kupton mirë, shkruan reporteri.net.
“Ftoj të gjitha palët t’i respektojnë parimet e sundimit të ligjit dhe dinjitetit të gjithëve për jetë dhe liri, dhe të ndihmojnë në rivendosjen e qetësisë dhe sigurisë në atë rajon”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e lëshuar nga zyra e UNMIK-ut në Kosovë.
Gjatë aksionit në veri të Kosovës, janë ndaluar edhe dy punonjës të OKB-së nga Policia e Kosovës.
Ata kanë marrë edhe lëndime trupore, dhe janë transferuar më pas në spital për trajtim të mëtutjeshëm.
Ndërkohë nga UNMIK bëjnë me dije se janë duke bërë përpjekje që të përcaktojnë rrethanat e sakta të ngjarjes, në koordinim të ngushtë me të gjitha agjencitë ndërkombëtare në Kosovë.
Ndryshe, prezenca e zyrtarëve rus në veri, edhe pse nën petkun e OKB’së, ngrit dyshime të bazuara se kryejnë punë në shërbim të shtetit serb, përmes përfaqësuesve të tyre në veri të Kosovës. /reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.