×
  • Lajme
  • Lajme

    Rusia e Kina bllokojnë padinë e Çitakut ndaj Daçiqit

    Reporteri
    20 Dhjetor 2019 | 11:16

    Ankesa e paraqitur nga ambasadorja e Kosovës në Amerikës, Vlora Çitaku kundër Ministrit të Jashtëm serb Ivica Daçiq, pasi ky i fundit ia publikoi certifikatën e lindjes, gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së nuk hyri në agjendën e OKB-së, pasi ambasadorët rusë dhe kinezë e kundërshtuan atë, transmeton Reporteri.net.


    Çitaku paraqiti një ankesë kundër Daçiqit muajin e kaluar pasi ai i publikoi një çertifikatë të lindjes të ish-Jugosllavisë, gjë të cilën ambasadorja Çitaku e cilësoi si një akt të ulët të autoriteteve serbe që dëshmon se Serbia e ka vjedhur dokumentacionin e Kosovës.

    Siç raporton gazeta serbe “Novosti” ankesa u mbështet nga Britania e Madhe, por u bllokua nga Rusia dhe Kina.

    Kujtojmë, se në seancën e fundit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku tha se Kosova është shtet i pavarur dhe kështu do të jetë përgjithmonë, teksa foli edhe për dialogun për të cilin tha se Prishtina zyrtare është e gatshme, por pasi pala serbe të tregojë se është serioze në këtë drejtim. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!