Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka porositur se Serbia duhet të angazhohet në llogaridhënie për sulmet në Banjskë dhe sulmet që janë bërë ndaj ushtarëve të KFOR-it në veri të Kosovës.
“Situatën e sigurisë në Kosovë e kemi afër zemrës. Ne duhet të sigurohemi që situata që nga viti 1999, shumë më e qëndrueshme, duhet të vazhdojë. Dhe kur bëhet fjalë për Banjskën dhe gjithashtu sulmin ndaj forcave të NATO-s, ndërsa të dyja ndodhën në vitin 2023, serbët duhet të punojnë në llogaridhënie. Kjo është ajo që kam diskutuar me Presidentin Vuçiq në telefon dhe gjithashtu kur darkuam këtu në Bruksel dy javë më parë”, tha Rutte.
Sekreti i përgjithshëm i NATO-s foli para gazetarëve para takimit të ministrave të jashtëm të shteteve anëtare ku për herë të parë do merr pjesë sekretari amerikan i shtetit Marco Rubio.
Njeriu i parë i NATO-s konsideron se lufta në Ukrainë nuk do të ketë ndikim në Ballkanin Perëndimor, sidomos jo në kontekst të forcave paqeruajtëse meqë si misioni në Kosovë ashtu ai në Bosnjë, sipas Ruttes janë shumë të rëndësishme për aleancën.
Duke iu referuar memorandumit të arritur mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, shefi i aleancës veri-atlantike tha se janë këto marrëveshje që arrihen jashtë kornizave të NATO-s.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.