×
  • Lajme
  • Lajme

    Sa dosje të reja i dërgoi “Rrufeja” në zyrat e OVL-së? Flasin drejtuesit e organizatës

    Reporteri
    16 Shtator 2020 | 17:47

    Ende nuk dihet saktësisht sa dosje të reja janë dërguar sot në Organizatën e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Drejtues të kësaj organizate kanë thënë se janë rreth 1 mijë e 300 por nuk kanë pasur kohë t’i numërojnë dhe të shohin sa janë meqë ato janë dërguar në zyrat e OVL-së së UÇK-së rreth orës 15:30, shkruan Reporteri.net.


    “Vallahi nuk di vec po shihen që janë ka tri kopje. Krejt qito mujn me kanë 1300-1400 ka tri kopje. Nuk mbrrijtëm mi klasifiku. Pa klasifiku na kanë ardhur. Të parat na kanë ardhë të klasifikume”, ka thënë nënkryetari i kësaj organizate, Nasim Haradinaj.

    Ndryshe sot drejtuesit e OVL-së së UÇK-së kanë njoftuar se në zyrat e tyre janë dëgruar dosje të reja nga një person I panjohur.

    Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati ka deklaruar se materiale të tjera janë dorëzuar sot në zyrat e OVL-së në UÇK-së.

    Në një konferencë për media, Gucati tha se në dokumentet e pranuara ka deklarata të dëshmitarëve, por jo edhe emrat e tyre.

    “Ka ardhur në 15:30 dhe ka ikë si rrufeja në shpejtësi shumë të madhe ai person , jemi munduar t’i kombinojmë pak me i pa se çfarë ka në to, por emra nuk ka, janë deklarata të dëshmitarëve pa emër, por me shifra”, tha Gucati.

    “E kemi quajtur rrufeja dy për shkak se ik si rrufeja, por s’kemi arrit me e zënë me e dit kush është. Dy kolegë tanë thuajse veç se kanë kap me dit kush është zotëria, por ka ik. Ne që kemi deklaruar edhe më herët, edhe para 10 ditëve se Specialja bashkëpunon kryesisht me Prokurorinë Serbe, Gjykatën Speciale të Serbisë për krime lufte.Dy-tri fletë që i kam këtu janë në gjuhën serbe dhe në gjuhën angleze, pra që kanë bashëpunu prokurorët serb, një nga ta është zv/prokurori i Gjykatës së Serbisë. Që ka formu dosje e argumente kinse shqiptarët kanë kryer krime”, shtoi ai.

    Ndryshe, javën e shkuar u lanë mbi 4000 dosje me dëshmitarë të Speciales, të cilat aktivizuan edhe hetuesit e Dhomave të Specializuara për të bastisur zyrat e OVL-UÇK./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!