Përballë njeriut që mori 63 % të votave në Serbi, do jetë njeriu që mori së fundmi në Kosovë vetëm 26 mijë e 94 vota.
Ky nuk është dallimi i vetëm midis kryeministrit kosovar, Avdullah Hotit dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në përballjen e cilësuar si historike në Shtëpinë e Bardhë, më 4 shtator.
Serbi ka edhe 3 dekada përvojë politike në periudhat më vendimtare për vendin e tij, derisa kosovari deri vonë nuk kishte pozitë të lartë as në parti.
E krahas Hotit, për përvojë politike nuk shquhen as dy zëvendëskryeministrat që i mori me vete, Driton Selmanaj e Albulena Balaj, e as ministrat, Meliza Haradinaj- Stublla, Selim Selimi e Arban Abrashi. Përjashtimin e bën vetëm koordinatori i dialogut, Skender Hyseni, i angazhuar që nga vitet e 90-ta.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.