×
  • Lajme
  • Lajme

    Sa këshilltarë ka në qeverinë Hoti?

    Reporteri
    19 Korrik 2020 | 20:34

    Pothuajse në secilën qeveri janë bërë temë debati. Numri i shumtë i këshilltareve të emëruar, shpesh herë nxiti debat në publik.


    Por, rregullorja për fushat e përgjegjësisë të zyrës së kryeministrit dhe ministrive, tregon se sa është numri maksimal i lejuar.

    Neni 20, dhe paragrafi i 6 i kësaj rregulloreje, tregon se një ministër ka të drejtë ti emëroj deri në gjashtë këshilltar politik.

    Ndërsa sipas të njëjtit nen, por në paragrafin e 7, një ministër ka të drejtë të emërojë edhe një këshilltar politik nga komunitetet.

    Duke mos mjaftuar këta shtatë këshilltar, një nen tjetër i kësaj rregulloreje, ministrit ia mundësohet të emëroj edhe tre këshilltar të tjerë.

    Neni 29, paragrafi 3, ia mundëson ministrit që t’i emëroj edhe 3 këshilltar të jashtëm politik.

    Televizioni 7 ju ka dërguar pyetje të 16 ministrave në qeverinë Hoti, por vetëm 8 nga ta kanë kthyer përgjigje.

    E nga këto 8 ministri, tashmë nga 7 këshilltar janë të emëruar në: Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në Ministrinë e Bujqësisë, në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit si dhe në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim.

    Ndërsa nga 6 këshilltar deri më tani janë të emëruar në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal dhe në Ministrinë e Mbrojtjes, 5 këshilltar ka Ministri i Arsimit dhe Shkencës, ndërsa 4 ai i Ministrisë se Tregtisë.

    Ndërkohë, në total, për katër zëvendëskryeministrat e vendit dhe për kryeministrin Hoti, janë emëruar 44 këshilltarë politikë.

    E numrin e lartë të këshilltarëve e vlerësojnë si jo të duhur nga Lëvizja Fol.

    Sipas saj, si një zgjidhje e të duhur e sheh nëse bëhej ligji për qeverinë.

    Ndryshe, paga bazë e një këshilltari në Qeverinë e Kosovës është 800 euro, ndërsa paga e këshilltarit të lartë është 1 mijë e 50 euro.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!