×
  • Lajme
  • Lajme

    Sa kosovarë kërkuan vjet azil në BE?

    Reporteri
    04 Korrik 2022 | 19:27

    Gjatë vitit 2021, 648 mijë persona kërkuar azil në Bashkimin Evropian. Në mesin e tyre janë rreth 16 mijë persona nga Ballkani Perëndimor. Numri më i madh i aplikuesve ishte nga Shqipëria dhe më i vogli nga Mali i Zi.

    Por, sa ishin nga Kosova?

    Sipas një infografike të publikuar nga Radio Evropa e Lirë, vjet kërkuan azil në BE 1 mijë e 640 kosovarë. Në 2019’ën, numri i tyre ishte 2 mijë e 945.

    Nga Shqipëria vjet kanë kërkuar azil gati 9 mijë qytetarë, derisa në 2019’ën numri i tyre sillej rreth 17 mijë.

    Nga të dhënat e paraqitura në këtë infografikë, më së paku kanë kërkuar azil shtetasit e Malit të Zi.

    Vjet kanë kërkuar azil 260, derisa në vitin 2019 kanë kërkuar azil 240 shtetas./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!