×
  • Lajme
  • Lajme

    Sa shpejt i ndryshoi Kurti qëndrimet për Listën Serbe: Nga vijë e kuqe, në dëshirojë t’i takojë dhe ta kem një ministër të tyre

    Reporteri
    17 Dhjetor 2019 | 14:45

    Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përveç që ka qenë shumë kritik ndaj qeverive të kaluara rreth përfshirjes së Listës Serbe në qeveri, në fushatë vazhdimisht kishte deklaruar se nëse i fiton zgjedhjet, ata nuk do t’i marr në kabinetin e tij.


    Por, gjërat kanë ndryshuar shumë shpejt, dhe Kurti tash kur i ka fituar zgjedhjet dhe të drejtën për t’u bërë kryeministër, i ka ndryshuar fjalët rreth subjektit politik që i përfaqëson serbët e Kosovës në Kuvend.

    Ai në një intervistë në Interaktiv në KTV gjatë fushatës zgjedhore kishte thënë se në asnjë formë nuk do të marrë ministra nga Lista Serbe në qeverinë e tij.

    “Ajo që do të duhej të ishte e sigurt që tash, Lista Serbe duhet të dalë në opozitë. Në pyetjen nëse Lista Serbe i fiton zgjedhjet, Kurti është përgjigjur se nuk bën ministra, Rikalo, Radojciqia, Jabllanoviqa e Veselinoviqa”, kishte thënë Kurti në Interaktiv.

    Por, krejt ndryshe po flet sot. Kurti në një intervistë për Euronews Albania, i pyetur për këtë, ka thënë se shpresonte që në Kuvend do të hynte edhe ndonjë deputet serb nga partitë jashtë Listës Serbe.

    Por, meqë kjo nuk ndodhi, sipas tij, ai tani dëshiron ta takojë Listën Serbe, dhe me ta të merret vesh që ta ketë në qeveri një ministër të propozuar prej tyre.

    Megjithatë, ai thotë se nuk do të pranojë të bëjë koalicion me ta, por vetëm ta ketë një ministër të tyre, pasi këtë e kërkon Kushtetuta, dhe ai nuk do të bëjë shkelje të Kushtetutës.

    Tani, ai përveç se ka ndryshuar diskursin, po detyrohet të bëjë veprime të njëjta me qeveritë e kaluara, ndajë të cilave jo vetëm se ishte kritik, por shpesh bënte edhe opozitë rruge, madje edhe të dhunshme. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!