Bashkëshortja e të akuzuarit në rastin “Syri i Popullit” Sadri Ramabaja, Fatimja ka thënë para mediave se ‘Klani Pronto’ e realizoi planin e vet.
Gruaja e Sadri Ramabajës i ka thënë këto deklarata pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Themelore e Prishtinës për rastin “Syri i Popullit”, ku u dënua me 5 vjet burg.
Njëjtë ka thënë edhe avokati i tij Ramiz Krasniqi i cili tha se sot u vërtetua se ‘Klani Pronto’ ka gisht në këtë proces dhe asnjë provë deri më tani nuk është vërtetuar.
Përveç Ramabajës në këtë rast janë dënuar edhe Avni Llumnica me 12 vjet burg, Ragip Sallova, 4 vjet, Bajrush Konjusha, 3 vjet, Halim Halimi, 3 vjet, Rexhep Toplana me 2 vjet burg dhe Behxhet Luzha me 2 vjet.
Ndërsa Murat Jashari është dërguar për 10 vjet në trajtim të detyrueshëm psikiatrik.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.