×
  • Lajme
  • Lajme

    ‘Safe Journalists” reagon për sulmin ndaj Valon Sylës: Autoritetet kosovare të demonstrojnë se kujdesen për lirinë e shtypit

    Reporteri
    13 Prill 2023 | 12:35
    Gazetari Valon Syla

    Për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla ka reaguar edhe Platforma Rajonale e Ballkanit Perëndimor, Safe Journalists.

    Kjo platformë i është referuar reagimit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës.

    “Rrjeti SafeJournalists, i cili përfaqëson më shumë se 8.200 profesionistë të medias në Ballkanin Perëndimor, i bashkohet dënimit të këtij sulmi. Ne u bëjmë thirrje autoriteteve të Kosovës që të dënojnë sulme të tilla dhe të demonstrojnë se kujdesen për lirinë e shtypit.

    Rrjeti SafeJournalists do të informojë palët e interesuara përkatëse kombëtare dhe ndërkombëtare për këtë rast.

    “Çdo sulm ndaj gazetarëve është sulm ndaj interesit publik, demokracisë dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve”, thuhet në reagimin e tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!