×
  • Lajme
  • Lajme

    Sali Berisha hyn dhunshëm në selinë e PD’së duke thyer derën, nis mbledhja e Komisionit të Rithemelimit

    Reporteri
    21 Dhjetor 2021 | 14:35

    Ish-kryeministri Sali Berisha ka shkuar këtë mesditë në selinë e Partisë Demokratike.


    Berisha sapo ka mbërritur te selia e partisë, ku shoqërohet nga mbështetësit e tij dhe anëtarët e Komisionit të Rithemelimit.

    Berisha po zhvillon mbledhjen e radhës të Komisionit të Rithemelimit, e cila vjen vetëm një ditë pas protestës së mbajtur në Tiranë kundër ardhjes së Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, në Shqipëri për takimin e “Ballkanit të Hapur”.

    Me të nisur mbledhja e komisionit, janë nxjerrë jashtë të gjitha mediat, ndërsa edhe kryedemokrati Lulzim Basha ndodhet në seli, ku po zhvillon një mbledhje në një tjetër sallë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!