×
  • Lajme
  • Lajme

    Sali Berisha i del në krahë Ramush Haradinajt, thumbon Thaçin e Haxhiun

    Reporteri
    19 Korrik 2019 | 20:06

    Deputeti i Partisë Demokratike dhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar pas vendimit të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, për të dhënë dorëheqje nga posti i tij.


    Në Facebook, Berisha e ka cilësuar “akt shtetar dinjitoz” veprimin e sotshëm të Haradinajt.

    Berisha po ashtu ka shfrytëzuar rastin të sulmojë përsëri presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe gazetarin Baton Haxhiu.

    “Komandanti trim që luftoi me heroizëm kundër pushtuesve dhe ndihmoi dhe shpëtoi qindra familje shqiptare nga barabaritë serbe gjatë luftës, shtetar me integritet dhe kryeministër efiçent e atdhetar i flaktë, Ramushi kundërshtoi me guxim të madh projektin e Serbisë së Madhe të Vuçiç, Zografit Bis, Miladinit shqipfolës dhe Baton Stanishiqit për çka dhe fitoi admirimin, mbështetjen e madhe të qytetarëve të Kosovës dhe mbarë kombit shqiptar”, ka shkruar ai në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!