Ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, ka përshëndetur vendimin e Kryesisë së LDK-së për votimin e Vjosa Osmanit për Presidente.
“Një përshëndetje për LDK dhe vendimin e saj!”, ka shkruar Berisha.
“Miq, Kryetari i LDK, z. Lumir Abdixhiku deklaroi publikisht se Kryesia e LDK ne nje akt ne vleresimin tim ne interesin me te mire te Kosoves, ka vendosur me shumice absolute votash ti mundesoje parlamentit te vendit zgjedhjen e zonjes Vjosa Osmani presidente e Kosoves”, shtoi ai.
“Me kete rast shpreh kenaqesine time dhe pershendes nga zemra kryetarin e LDK, z. Abdixhiku dhe kryesine e kesaj partie per kete vendim largpames, konstruktiv dhe burreror e ne respekt te plote te vullnetit te qytetareve dhe interesave me te mira te Kosoves.”, përfundoi Berisha.
Ndryshe, partisë së cilës i takon Berisha, PD, është në organizatën e njëjtë europiane në të cilën bën pjesë edhe EPP. Kjo organizatë mbledhë të gjitha partitë e krahut të djathtë konservator të Evropës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.