Salih Mustafa, ish-epror i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pritet që nesër të deklarohet para Dhomave të Specializuara me seli në Hagë, rreth akuzave për krime lufte që rëndojnë mbi të.
Në ueb-faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara u bë e ditur se seanca e dytë dëgjimore ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së është caktuar për nesër në orën 15:00.
“Nëse i akuzuarit nuk deklarohet në lidhje me fajësinë ose pafajësinë, gjykatësi i procedurës paraprake bën deklarim pafajësie në emër të të akuzuarit në përputhje (rregullën 92(2)(f) të Rregullores). Pjesa e dytë e seancës do të shërbejë si konferencë e dytë për ecurinë e çështjes”, thuhet në këtë njoftim.
Kujtojmë se Salih Mustafa është arrestuar më 24 shtator të këtij viti.
Katër ditë më vonë, më 28 shtator Mustafa u paraqit para Dhomave të Specializuara në Hagë, ku zgjedhi që të mos deklarohet rreth akuzave për krime lufte që rëndojnë ndaj tij. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.