×
  • Lajme
  • Lajme

    Salih Mustafa nuk deklarohet para Gjykatës Speciale

    Reporteri
    28 Shtator 2020 | 15:41

    Ish-eprori i UÇK’së, Salih Mustafa, nuk është deklaruar sot para Dhomave të Specializuara, rreth aktakuzës së ngritur ndaj tij nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë.


    Kjo pasi sipas Mustafes i duhet të konsultohet me avokatin e tij mbrojtës, shkruan Reporteri.net.

    ‘Nuk do të deklarohem sot, do të konsultohem me avokatin”, tha ai.

    Atij nga gjyqtari iu kumtua se për fajësinë mund të deklarohet në seancën e sotme, apo të vendos që këtë ta bëjë brenda 30 ditësh.

    Më pas avokat i tij ka kërkuar të pajiset me dokumentacionin e plotë rreth aktakuzës ndaj klientit të tij, për të përgatitur mbrojtjen dhe deklarimin para gjykatës të të akuzuarit Mustafa.

    Ndryshe, në Hagë është duke vazhduar seanca e paraqitjes së parë gjyqësore ndaj ish-ushtarit të UÇK’së, Salih Mustafës para Gjyqtarit të Procedurës paraprake së Dhomave të Specializuara për Kosovën.

    Mustafa është arrestuar ditë më parë nga pjesëtarë të EULEX’it derisa është i pari personi i akuzuar që është paraqitur para gjyqtarit të procedurës paraprake.

    Gjykata Speciale ka bërë publike në version të redaktuar aktakuzën për Salih Mustafën. Pos krimeve të tjera, ish pjesëtari të UCK-së, i vihet në barrë edhe akuza për vrasje.

    Zyra e Prokurorit të Specializuar, pretendon se këto krime kanë ndodhur në fshatin Zllash, gjatë vitit 1999. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!