Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ishte i ftuari i sotëm në emisionin DPT te Fidani në ATV ku ka folur edhe për Vettingun, transmeton Reporteri.net.
“Për Vetting Gjykata Kushtetuese e ka dhënë dritën e gjelbër. Tash është Kuvendi që e ka detyrën për me ndryshu dhe plotësu, me 2/3 e deputetëve shumicë dhe pakicë. Problemi është se duhet të kemi konsensus edhe me minoritetin serb për plotësim/ndryshimin e Kushtetutës, mirëpo, shefi i Grupit Parlamentar të PDK (Abelard Tahiri), në mënyrë jo të drejtpërdrejt tha që unë jam këtu për të ndalur Vettingun. Pra Lista Srbska që po e mohon dhe ndalon plotësim/ndryshimin e Kushtetutës me qëllim të zbatimit të Vettingut, i bashkëngjitet edhe PDK-ja”, u shpreh Sallahu.
Sallahu ka thënë “një brum janë”, kur ka folur për Listën Serbe dhe PDK-në.
“Një mendim kanë. Lista Serbe nuk do ta votojë vettingun, njëjtë tha edhe Abelard Tahiri”, tha ai.
“Pa PDK-në dhe pa Listën Serbe nuk i kemi votat”, u shpreh ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.