Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ishte i ftuari i sotëm në emisionin DPT te Fidani në ATV ku ka folur për aktualitetin në drejtësi dhe çdo temë tjetër që prek këtë dikaster, transmeton Reporteri.net.
“Deri tani i kemi fituar 3 arbitrazhe, duke ia shpëtuar shtetit të Kosovës 145 milionë euro ne si Ministri e Drejtësisë – kjo për shkak të kontesteve të ndryshme”, u shpreh Sallahu.
Sallahu shtoi se “Kosova nuk ka kapacitete për ta përfaqësuar veten në arbitrazh”. Sipas tij, gjithmonë angazhohen kompani ndërkombëtare.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.