×
Intervista

Sami Lushtaku: Albin Kurti një demagog, ka dështuar në të gjitha fushat

Autor:Blendi Gashi
23 Janar 2022 | 17:48

Si nënkryetar i PDK-së, por edhe numri dy i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, adreson kritika të mëdha në drejtim të kryeministrit Albin Kurti.

Thotë se ka dështuar në çdo aspekt, dhe se qytetarët po zhgënjehen në mënyrë masive me të.

Ai shkon më tej ku e quan Kurtin një demagog që nuk di si qeveriset vendi.

Lushtaku në një intervistë dhënë për Gazetën Online “Reporteri.net”, flet edhe për punët e para që pritet të bëjë udhëheqja e re e Skenderajt, për ish-kryetarin Bekim Jashari, ndërsa tregon edhe si i ka raportet me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Lexoni të plotë intervistën me nënkryetarin e PDK-së, njëherit nënkryetar i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, dhënë për Gazetën Online “Reporteri.net”:

REPORTERI.net:  PDK tashmë qeverisë me Skenderaj, ku ju jeni nënkryetar i komunës. A keni filluar të bëni planet për punët e para që do nisni?

Lushtaku: Secila qeveri e re kur ta merr mandatin ulet dhe bën incizimin e punëve se çka ka ndodhur në komunë, dhe po mundohemi të bëjmë incizime në teren si është gjendja dhe me fillu me punët.

Ato që i kemi premtu para qytetarëve do t’i realizojmë, ku do të fillojmë me rregullimin e qendrave të Likovcit dhe Runikut, pasi meriton të trajtohen dinjitetshëm.

Reporteri.net: Po si keni gjetur komunën nga ish-qeverisja e kaluar?

Lushtaku: Nuk kam dëshirë të flas, për faktin se kam shumëçka të them për qeverisjen e Bekim Jasharit, por po mundohem me u kursy, dhe kam vendos mos me fol.

Reporteri.net: Si po e shihni qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti.  Cilat janë dështimet e tij sipas jush?

Lushtaku: Albin Kurti ka dështuar në secilin projekt, dhe qeveria e tij nuk di të punojë.

Puna e tyre e parë në qeveri, kisha pas dëshirë të ketë zhvillime dhe projekte të ndryshme që realizohen, por nuk po shoh se po ndodhin, pra nuk po ndodhin kurrfarë ndryshime me qeverinë Kurti.

Janë një pjesë e qytetarëve ata që kanë pritur ndryshime dhe diaspora, por jo unë. Të gjithë po e shohin se Kurti është një demagog dhe nuk ka lidhje se si qeveriset vendi.

Albini di me qenë opoiztar, por nuk di me qeverisë. Qytetaret ja kanë dhënë votën për shkak të premtimeve që ka bërë dhe ai nuk duhet të akuzojë të tjerët, por e ka marrë me qeverisë këtë vend dhe le t’i bëjë ndryshimet që i ka premtuar.

Unë qeverisjen Kurti e shoh një dështim total.

Zhgënjimi i qytetarëve që kanë pritur ndryshime nga Albin Kurti dhe qeveria e tij ka filluar në mënyrë masive.

Reporteri.net: A shihni zgjedhjet të reja dhe sa është e përgatitur PDK-ja për to veç nëse ndodhin?

Lushtaku: Secila parti opozitare kërkon zgjedhje dhe kjo është normale.

Megjithatë unë kam dëshirë ta shoh ende Kurtin duke qeverisur, që të shihet sa më shumë se ai është veç një demagog.

Partia Demokratike e Kosovës po konsolidohet çdo ditë e më shumëm dhe PDK është më e gatshme se kurrë për zgjedhje dhe do të dalë fituese e tyre kurdo që mbahen ato.

Unë si kryetar i Degës së PDK-së në Skenderaj po angazhohem dhe punoj çdo ditë sikur të kishte sot zgjedhje. Por angazhimi edhe i degëve të tjera në të gjithë vendin është maksimal.

Reporteri.net: Po qasjen e kryeministrin Kurti në raport me Gjykatën Speciale dhe krerët e UÇK-së që gjenden atje, si e ke parë deri tani?

Lushtaku: Nuk shoh ndonjë angazhim të kryeministrin Kurti rreth Speciales. Besoj se ju ka gëzu dhe menoj që  dëshira e tij është që kjo gjykatë edhe të vazhdon.

Reporteri.net: Për fund, ç’raporte keni me Ramiz Lladrovcin, kryetarin e Drenasit?

Lushtaku: Me Ramiz Lldrovcin kam raporte si me seclin kryetar të komunave, as më të mira, as më të kqija, komunikim në kuadër të punëve. /Reporteri.net/.

 

Shpërndaje:
Të ngjashme
Të ngjashme

© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Linku i lajmit u kopjua!