×
  • Lajme
  • Lajme

    Sami Lushtaku thotë se lufta e shqiptarëve të Kosovës po sulmohet prej shërbimeve serbe e ruse

    Reporteri
    26 Maj 2019 | 15:21

    Ish-udhëheqësi i UÇK’së, Sami Lushtaku, ka thënë se lufta e shqiptarëve të Kosovës po sulmohet prej shërbimeve serbe e ruse. Ka thënë se duhet të mbrohet lufta e UÇK’së.


    “UÇK po përballet prej njerëzve të UDB’së së Serbisë dhe Rusisë. Po trajtohet në mënyrën më të keqe të mundshme. Po atakohemi jo vetëm nga shërbimi serb por edhe nga Rusia”, ka thënë Lushtaku, në një fjalim që ka mbajtur me rastin e pllakës përkujtimore në Polluzhë për Hasan Tahirit dhe Idriz Nurakut.

    ”Kjo e keqe nuk është rastësisht në Kosovë. Unë jam pak më i drejtpërdrejt. Sot është e rëndë t’i thuash se jam pjesëtar i UÇK’së”, ka shtuar Lushtaku.

    Ai ka kërkuar të mbrohet lufta e UÇK’së pa të cilën s’kishte pasur liri sot.

    “Ne duhet të mbrojmë forcërisht cdo pjestar të UCK. Duhet ta mbrojmë UCK dhe luftën tonë të drejtë. Pa këtë gjak të derdhur nuk kishte ndodhur kjo që po ndodh sot”, ka shtuar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!