Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Sami Lushtaku, ka shprehur hapur dëshirën e tij që kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit t’i lejohet garimi në zgjedhje.
Ai thotë se dëshiron të garojë, pasi ‘lufta’ kundër Albinit është më interesant, siç thotë se ata të ‘vegjëlit’, duke ju referuar zyrtarëve të tjerë të VV-së/
“Nuk jam jurisit, por dëshira ime është Albin Kurti me qenë kandidat, ata tjerët janë të vegjël dhe lufta politike me Albinin është pak më interesant”, ka deklaruar Lushtaku në një intervistë për kallxo.com, shkruan Reporteri.net.
Ndërsa duke folur për problemet që ka me ligjin, ai ka thënë se ka veç një dënim me gjobë dhe nëse ligji ia ndalon të kandidojë për kryetar të Skenderaj atëherë do ta respektoj.
“Nëse thotë që ligji se unë nuk bëjë të kandidojë, do ta respektoj ligjin, nuk do ta shkeli ligjin, e kam një dënim me gjobë”, ka deklaruar ai. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.