×
  • Lajme
  • Lajme

    Sami Lushtaku: S’do t’ia jap rastin e dytë Bekim Jasharit në Skenderaj

    Reporteri
    13 Maj 2019 | 21:07

    Një nga njerëzit më me ndikim në PDK, Sami Lushtaku ka folur për “kacafytjet” e tij me kreun aktual të Skenderajt Bekim Jashari.


    Ai ka thënë se nuk është penduar që ja ka dhënë shanset Bekim Jasharit për kryetar komune, por kjo nuk do thotë që do lëshoi rrugë sërish.

    “Besoj që edhe ai (Bekimi) nuk është i interesuar me kandidu. PDK ka vendosur t’ia lejojë kandidaturën vetëm Bekim Jasharit. Tash do të ketë kandidatin e vet. Në plan e kam, që të kandidojë, nuk do ta lë më kandidaturën për Bekim Jasharin. Nëse ja kam dhanë rastin një herë nuk do të thotë që ja dha edhe rastin e dytë. Por kjo nuk do thotë nuk e kam respektin për familjen Jashari”, ka deklaruar Lushtaku për T7, shkruan Reporteri.net.

    Ai më tej tha se “PDK ka me qit kandidatin”, ndërsa shtoi se “qytetarët e Skenderajt janë të lidhur me PDK-në”.

    Ndërsa ka folur për gjendjen e partisë, Lushtaku ka pohuar se nëse kryetarët e zgjedhur janë më afër elektoratit PDK do ketë rritje në vota.

    Kurse ka vlerësuar punën e ministrave të PDK-së.

    “Të kënaqun 100% s’ka , por ministrat e PDK-së janë duke e bërë punën bajagi mirë, por qytetarët duhet ta vlerësojne punën e tyre”, ka deklaruar Lushtaku. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!