Ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka paraqitur kandidaturën e tij për kryetar të degës së PDK-së në Skenderaj.
Lushtaku përmes një njoftimin në llogarinë e tij në Facebook, tha se e mori këtë vendim duke parë edhe vullnetin e anëtarësisë së PDK-së në Skenderaj, që ai të kandidojë në këtë post, shkruan Reporteri.net.
”Duke u bazuar në rregulloren për zgjedhjet e brendshme të Partisë Demokratike të Kosovës, duke falënderuar të gjithë qytetarët për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme, duke parë vullnetin e anëtarësisë së PDK-së në Skenderaj, duke shprehur besimin për të vazhduar së punuari në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim, sot, zyrtarisht, paraqes kandidaturën time për kryetar të degës së PDK-së në Skenderaj”, shkroi Lushtaku. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.