Ish-kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku është shpallur i pafajshëm nga Gjykata Themelore në Prishtinë për rastin “KEK-u”.
Të pafajshëm janë shpallur edhe ish-kreu i Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), Hysni, Hoxha dhe ish-drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Arben Gjukaj, për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Kurse, i akuzuari Driton Pruthi u lirua nga akuza për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe lidhje e kontratës së dëmshme.
Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjykatësi Beqir Kalludra, nuk është provuar se të akuzuari kanë kryer veprat penale më të cilat ngarkohen.
Kurse, ndaj Esat Tahirit dhe Milazim Lushtakut, Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli aktgjykim refuzues për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve, me arsyetimin se është arritur parashkrimi absolut.
Të njëjtit u liruan sa i përket veprës penale të mashtrimit.
Vendimi i Gjykatës u dha sot në mëngjes. Lirimin e Lushtakut e ka konfirmuar avokati, Arianit Koci.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.