×
  • Lajme
  • Lajme

    Sami Lushtaku tregon se çfarë tha në Gjykatën Speciale dhe nëse Thaçi është intervistuar

    Reporteri
    13 Maj 2019 | 21:52

    Një nga njerëzit më me ndikim në PDK, Sami Lushtaku ka folur për intervistim e tij në Hagë nga Gjykata Speciale.


    Ai ka thënë se është në marrë në pyetje gjysmë ore.

    “Jam mbrojt në heshtje, jam marrë në pyetje gjysmë ore. I kam thënë hetuesit dhe prokurorit më pyesni në mënyrë specifike, përndryshe nuk kam nevojë me u përgjigj”, ka deklaruar Lushtaku.

    I pyetur se a është marrë në pyetje edhe presidenti Thaçi ai ka thënë se nuk është në dijeni për këtë.

    “Thaçin nuk kam njohuri që e kanë marrë në pyetje, por secili pret me marrë ftesa nga Gjykata Speciale, mundet edhe një ushtar i thjeshtë me u marrë në pyetje”, deklaroi Lushtaku në T7, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka thënë se e di kush është thirrë nga Gjykata Speciale në Zonën e Drenicës, por shtoi se nuk janë thirrë shumë.

    Kujtojmë se Lushtaku nga prokuroria speciale është intervistuar më 16 janar të këtij viti për të bëmat e tij gjatë luftës.

    Për ta shoqëruar Lushtakun në Hagë të Holandës ishin edhe avokatët e tij, kosovari Arianit Koci e britaniku Geoffrey Nice, sidhe shefi i zyrës për Mbrojtjen e të Akuzuarve Potencial nga Gjykata Speciale Driton Lajqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!