×
  • Lajme
  • Lajme

    Samit për Ukrainën në Tiranë, kryeministri Edi Rama njofton vizitën e presidentit ukrainas

    Reporteri
    22 Janar 2024 | 14:37

    Kryeministri Edi Rama njoftoi zhvillimin e një samiti për Ukrainën në Tiranë, ku do të jetë i pranishëm vetë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

    Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët nga Shkupi ku ishte pjesë e tryezës së liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të lartë të administratës amerikane e të BE, Rama tregoi për zhvillimin e këtij samiti të veçantë.

    “Po përgatisim një samit për Ukrainën. Do të kemi të pranishëm presidentin Zelensky. Paralelisht me të, do të përpiqemi që në atë hark kohor të kemi edhe takimin tjetër të liderëve të rajonit, me përfaqësuesit e sotëm dhe që janë ata që do të ndjekin këtë pjesë të Komisionit Evropian dhe përfaqësuesve amerikanë, për të vazhduar të punojmë me ritmin e përshpejtuar që dikton që janë sot në Evropë”, tha Rama.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!