Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka shkuar në pritjen e organizuar nga kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, në kuadër të Samitit të BE-së që po organizohet në Granada të Spanjës. Sanchez, në këtë organizim, do t’i presë edhe liderë të tjerë që ishin pjesëmarrës në këtë samit.
Ndërkohë, gazeta online Reporteri.net ka siguruar pamje kur shefja e shtetit, e shoqëruar nga Zotëriu i Parë, Prindon Sadriu, mbërrin në pallatin La Alhambra, ku do të mblidhen liderët evropianë. Ajo është pritur nga Kryeministri Sanchez dhe bashkëshortja e tij, María Begoña Gómez Fernández.
Kujtojmë se, paraprakisht, shefja e shtetit është takuar me kryeministrin britanik, Rishi Sunak, me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, dhe Presidentin e Francës, Emanuel Macron, me të cilët zhvilloi biseda, siç tha ajo, të frytshme. Atyre u ka kërkuar që Serbia të sanksionohet për sulmin terrorist ndaj Kosovës. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.