×
  • Lajme
  • Lajme

    Sapo hynë në Kosovë, 2 mërgimtarëve iu thyhen veturat dhe iu vidhen gjëra me vlerë

    Reporteri
    21 Dhjetor 2020 | 12:39

    Dy mërgimtarë që erdhën t’i kalojnë pushimet e festave të fundvitit në vendlindje u bënë cak i hajdutëve me të hyrë në Kosovë.


    Njëri nga ta posa kaloi pikën kufitare në Merdare, ku u ndal në një pompë të derivateve për të pushuar, por posa u kthye e gjeti veturën të demoluar nga hajnat, shkruan Reporteri.net.

    Ai rastin e ka denoncuar në rrjete sociale, ku edhe ka bërë të ditur se i është vjedhur një çantë me ari dhe disa dokumente.

    Ndërsa rasti tjetër ndodhi në komunën e Suharekës, ku një bashkëatdhetare që ka ardhur në pushim nga Zvicra ra pre e hajnave.

    Pas qëndrimit në një qendër tregtare, me t’u kthyer në parking ajo e ka parë që njëri xham i veturës së saj ka qenë i thyer dhe në veturë i mungonte çanta e saj, në të cilën kishte pasur një telefon në vlerë të një mijë frangave zvicerane, një kartelë e bankës dhe një sasi e madhe e parave kesh.

    Kujtojmë se përkundër pritjeve të gjata në pikat kufitare, ku kolonat ishin deri në 8 kilometra, mërgimtarët u shprehën të lumtur që përkundër pandemisë, pushimet po i kalojnë në Kosovë.

    Shumë njerëz nga shtete si Kosova, Turqia, Serbia Maqedonia e Veriut dhe Bosnjë e Hercegovina punojnë dhe jetojnë në vendet e Evropës Perëndimore. Ata tradicionalisht kthehen në shtëpi me vetura gjatë festave të fundvitit, por edhe gjatë pushimeve të verës. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!