×
  • Lajme
  • Lajme

    Saranda Bogujevci ia ‘lë fjalën në fyt’ Arben Gashit, LDK lëshon sallën

    Reporteri
    06 Maj 2021 | 11:30

    Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka lëshuar sallën e Kuvendit.


    Ky veprim erdhi pas një debati që pati shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi, me kryesuesen Saranda Bogujevci, shkruan Reporteri.net.

    Gashi kritikoi Bogujevcin për pabarazi ndaj deputetëve, duke thënë se Kuvendi është i deputetëve dhe aty flasin ata.

    “Ta keni parasysh që ky Kuvend ëështë i deputetëve. Këtu flasin deputetët. Deputetët duhet të jenë të barabartë e ju po i leni ministrat me folë 10 minuta e deputetët po i leni 2 minuta. Është në kundërshtim me Rregulloren e Punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe unë po ua lexoj nenin 48 të rregullores”, tha Gashi.

    “Z. Gashi, a doni t’i referoheni diskutimeve, apo e ndërprejmë muhabetin këtu?”, ia ktheu Bogujevci.

    “Dua t’i referohem të drejtës sime si deputet dhe shef i grupit…” tha Gashi dhe filloi që ta lexojë nenin 48 të Rregullores së Kuvendit, por Bugujevci ndërhyri sërish.

    “Ju lutem regjia ndalja fjalën”, tha Bogujevci, duke bërë kështu që LDK-ja të dalë nga salla. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!