×
  • Lajme
  • Lajme / Video

    Saranda Bogujevci përlotet gjatë fjalimit në seancën solemne të Kuvendit

    Reporteri
    12 Qershor 2024 | 11:39

    Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, e cila është edhe e mbijetuar e masakrës së marsit të vitit 1999 në Podujevë, është emocionuar gjatë fjalimit të saj në Kuvend, me rastin e shënimit të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës.

    Bojujevci u përlot derisa foli për 12 qershorin e vitit 1999,.

    “Para 25 viteve, isha një vajzë e brishtë, gjysëm e gjallë, me zemër të thyer që nuk kisha pjesën më të madhe të familjes…më falni”, tha Bogujevci, e përlotur.

    Ajo u duartrokit nga të gjithë në Kuvend, ku tha se ndihet e privilegjuar dhe shumë krenare që i shërben vendit.

    “Por, sot para jush dhe bashkë me ju ndihem e privilegjume e shumë krenare që i shërbej popullit dhe vendit tonë. Çdo 12 qershor festoj bashkë me ju fitoren e humanitetit përballë mizorisë”, e vazhdoi pastaj fjalimin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!