Nënkryetarja e kuvendit Saranda Bogujevci, i ka reaguar ashpër deputetit të VV-së, Eman Rrahmani i cili tha se është kundër ligjit për riprodhim pasi sipas tij cenohet familja.
Deputetja e VV-së, Bogujevci, tha se ajo ka vendosur t’i besojë shkencës dhe të bëhet nënë pa pasur një burrë.
“E mora fjalën vetëm për ti sqaru disa gjana pa dashur të futem në replika, mendoj që është ligj tepër i rëndësishëm e kemi diskutuar shumë herë në rrafshe të ndryshme, kur i rregullojmë gjërat në shoqërinë tonë sa e lehtë është të merret kur vendimet munden me derteminu për neve si gra qysh vendosim ta jetojmë ne jetën tonë, diçka që nuk parashihet me pjesën e burrave.
Unë po dua të jem e sinqertë dhe ta them edhe publikisht që përderisa unë nuk e kam pasur mundësinë të jem në lidhje apo të jem në lidhje martesore ose çfarëdo forme tjetër, kam dashtë të bëhem nënë edhe unë duhet të jem e limitume në bazë të asaj që e the vetëm pse një shoqni mendon se një normë duhet të jetë në një formë të caktume. Përderisa unë kam dashtë të bëhem nënë për mua ka qenë me rëndësi çfarë ka ofruar shkenca me ma mundësu atë të drejtë e jo me ma determinu një burrë, që unë duhet medoemos të kem një burrë me të cilin martohem për tu bërë nënë”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.