×
  • Lajme
  • Lajme

    Saranda Bugujevci flet pas përplasjes me Ivica Daciqin në Kretë: Përveç historisë së familjes sime, ia përmenda edhe personat e zhdukur dhe viktimat e dhunës seksuale

    Reporteri
    16 Maj 2022 | 23:58

    Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, është deklaruar pasi sot në Komitetin për Politikë dhe Demokraci të Këshillit të Evropës që po mbahet në Kretë të Greqisë, i ka thënë kryetarit të Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiqit, se regjimi ku ai ishte pjesë i vrau gjithë familjen.

    Bogujevci tha se Daçiqit ia përmendi edhe personat e zhdukur dhe viktimat e dhunës seksuale, shkruan Reporteri.net

    “Reagimi ynë ka qenë në bazë të shumë të pavërtetave që ai ka thënë. Por kur erdhi te pika që u mundu të viktimizohet dhe aty nuk u durova dhe ia përmenda shumë gjëra dhe krimet që janë bë në Kosovë. Ju kam drejtuar me ato fjalë, është e rëndësishme që të përmendi që edhe unë edhe kolegu Arben Gashi kemi qenë shumë të qetë, shumë konstruktiv në diskutimin dhe çështjet që i kemi ngritur.

    E kemi përmend edhe faktin që Kosova do të ec përpara. Ke e pamundshme pa ia përmend jo vetëm rastin tim dhe familjes time, por edhe personat e zhdukur dhe viktimat e dhunës seksuale. Për mua ka qenë e papranueshme që ai të portretizohet si viktimë”, ka thënë Bogujevci.

    Ndryshe, deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka treguar për një përplasje mes Kosovës dhe Serbisë në Komitetin për Politikë dhe Demokraci të Këshillit të Evropës që po mbahet në Kretë.

    Sipas Gashit, Daçiqi u mundua që të mos lejojë që Kosovës t’i jepet fjala.

    “Në këtë takim patëm një ballafaqim me Dacicin”, tha Gashi.

    Pas kësaj, Gashi tregoi se ata kanë kundërshtuar Daçiqin.

    Ai tha se përplasja me Daçiqin ishte për çështjen e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

    ”Unë i thash që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka legjitimuar pavarësinë e Kosovës, dhe ka konstatuar se Kosova është rast “sui generis””, tha ai në Kanal 10.

    Ai tha se deputetja Saranda Bogujevci ka pasur një paraqitja shumë të mirë.

    Gashi tregoi se si Bogujevci i tha Dacicit se regjimi i Millosheviqit ku ishte pjesë edhe vetë kryetari i Kuvendit të Serbisë, ia ka vrarë thuajse tërë familjes.

    ”Patëm një paraqitje dinjitoze”, tha ai./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!