I ngarkuari i posaçëm i qeverisë gjermane për vendet e Ballkanit Perëndimor, Manuel Sarrazin ka thënë se emisari speciale për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorenson do ta çojë përpara dialogun Kosovë-Serbi.
Për DW, Sarrazin ka thënë se në bisedimet e para që ka bërë me Sorensen, sipas tij ai do të vendos thekse të reja në dialog.
“Peter Sörensen, i ngarkuari i ri posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do ta çojë përpara këtë proces. Bisedimet e para, që kemi zhvilluar, na kanë krijuar një përshtypje mjaft të mirë për të si person. Ai me siguri do të vendosë thekse të reja në dialog. Njëkohësisht Sörensen me siguri do të përpiqet, që me një punë këmbëngulëse profesionalisht të arrijë afrimin ndërmjet dy vendeve”.
Ai theksoi se tani është shumë e rëndësishme të punohet për zgjidhjet si duhen bërë, dhe se sipas tij Sorensen është i duhuri për këtë proces.
“Në të kaluarën ka ndodhur, që Gjermania, por edhe unë vet, kishim një detyrë thelbësore për të mbështetur punën e institucioneve europiane dhe të kryenegociatorit europian. Ne javët e muajt e ardhshëm do të bashkëpunojmë ngushtë në këtë drejtim. Kjo vlen dhe për qeverinë e ardhshme federale. Gjermania e mbështet qasjen europiane në dialog si dhe qasjen e personave që ndërveprojnë në të.
Shpresoj, që edhe atje tani të nisë puna thelbësore. Tani është e rëndësishme të punohet fort për zgjidhjet. Zoti Sörensen është personi i duhur për këtë detyrë”, ka thënë Sarrazin.
/Reporteri.net/