Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka njoftuar se sot kanë vizituar komunën e Lipjanit dhe Shtimes, me ç’rast kanë vizituar edhe shkollën “Ismail Luma” në Lipjan dhe çerdhen e kësaj komune dhe po ashtu në komunën e Shtimes shkollaën “Emin Duraku”.
Sipas SBASHK, gjatë takimit me sindikalistët u bisedua për ecurinë e grevës si dhe për kërcënimet dhe presionet që kanë filluar të zhvillohen karshi sindikalistëve grevistë, njofton Klan Kosova.
“Përkundër kësaj grevistët ishin të vendosur të vazhdohet me grevën pa marr parasysh presioneve kush i bënë dhe nga vijnë deri në realizimin e kërkesave tona që janë të njohura për publikun”.
“Përfaqësuesit e nivelit qendror të SBASHK-ut u thanë sindikalistëve se ata do të qëndrojnë të vendosur për të realizuar kërkesat e tyre, ndërsa për presionet u informuan se zyra ligjore pranë BSPK-së do të analizoj këto presione e kërcënime dhe do të përgatis kallëzim penal karshi atyre që kanë filluar të i bëjnë këto presione ose edhe ata që do ti bëjnë”.
“Greva vazhdon në gjithë Kosovën derisa Qeveria të reflekton, të bën zgjidhjen e kërkesave tona”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.