Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jashari, paralajmëron se nuk do t’i mbrojë mësimdhënësit që nuk vaksinohen.
Ai tha se do t’i përkrahë masat kushtëzuese nga shteti për ata që nuk marrin kurën anti-COVID pa asnjë arsye.
Megjithatë, sipas tij zgjidhje e mirë do ishte të krijoheshin ekipe mobile për vaksinimin e mësimdhënësve, të cilët nga java tjetër do kthehen në shkolla për përgatitjet e fillimit të mësimit.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, deri më 4 gusht janë vaksinuar 17,164 nënpunës të arsimit, duke përfshirë arsimtarë, profesorë, drejtues shkollash e të tjerë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.