Më 21 qershor, pa asnjë ditë shtesë, do të përfundojë viti shkollor 2018-2019.
Kështu ka deklaruar Ymer Ymeri, nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, ndonëse Ministria e Arsimit ka obliguar drejtoritë komunale të zgjasin mësimin të paktën edhe për një javë, raporton KTV.
Por kjo, sipas Ymerit, nuk do të ndodhë meqë mësimdhënësit kanë arritur të përfundojnë komplet plan-programin mësimor për këtë vit.
Ai pret rezultate edhe më të mira në testimet e këtij viti, ani pse fëmijët i kanë humbur 3 javë mësim në kohën e grevës.
Në anën tjetër, drejtori i një shkolle fillore në Lipjan thotë se mësimi nuk do të përfundojë më 21 qershor, siç pretendon SBASHK-u, por një javë më pas.
Kjo pasi Drejtoria Komunale e Lipjanit do ta respektojë vendimin e Ministrisë së Arsimit për kompensimin e orëve, të paktën edhe për një javë.
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka kthyer në favor të Ministrisë së Arsimit ankesën e SBASHK-ut për zëvendësim të orëve.
Në anën tjetër, SBASHK-u, gjatë gjithë kohës, ka deklaruar se mësimi mund të zëvendësohet për një javë më shumë dhe atë vetëm nëse bëhen ndryshime në koeficient për mësimdhënësit e klasave 1-5, të cilët, sipas zyrtarëve të SBASHK-ut, u renditën më së keqi në Ligjin e pagave.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.