×
  • Lajme
  • Lajme

    Schallenberg: Liberalizimi i vizave për Kosovën duhet të ndodhë sa më shpejt

    Reporteri
    14 Qershor 2022 | 13:06

    Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg, në një konferencë për media në Kosovë ka thënë se liberalizimi i vizave duhet të ndodhë sa më shpejtë.

    Ai ka premtuar se në samitin e radhës do ta shtrojë temën e liberalizimit të vizave për Kosovën.

    Schallenberg ka thënë se BE-ja duhet ta ketë parasysh mundësinë që Moska të tentojë të destabilizojë rajonin.

    “Ne duhet të kemi parasysh që Moska e ka mundësinë që të bëjë destabilizim të rajonit vetëm me një gjuajte. Mendojmë që sulmi i Rusisë në Ukrainë është një thirrje për të zgjuar BE-në për të trajtuar synimin e anëtarësimit në BE. Është i rëndësishëm edhe premtimi që është dhënë para 19 vitesh në Selanik. Duhet të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe të liberalizohen vizat për Kosovën”, ka thënë ai.

    Gjatë vizitës në Kosovë, Schallenberg pritet të takohet edhe me kryeministrin Kurti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!