Dy deputetët gjermanë, Peter Beyer dhe Christian Schmidt pas takimit me drejtuesit e VV-së dhe LDK-së u ka bërë thirrje atyre që të mos humbin kohë, por të arrijnë marrëveshje dhe t’i hapin rrugë formimit të institucioneve.
Ata kanë deklaruar se do ta informojnë edhe kancelaren Angela Merkel për takimet e zhvilluara në Kosovë, shkruan Reporteri.net.
“Pritjet tona janë që askush nuk duhet të provojë të ndajë palët për të ndërtuar qeverinë. Ky është mesazhi. Gjithashtu pritjet tona janë, që palët te jenë të relaksuara, të mos flasim për media, por të thërrasin njëra tjetrën në telefon dhe të caktojnë një takim”, ka shtuar tutje Beyer.