×
  • Lajme
  • Lajme

    Scholz: Gjermania do mbështes përpjekjet e vendeve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në BE

    Reporteri
    23 Qershor 2022 | 9:52

    Kancelari gjerman Olaf Scholz, është deklaruar para nisjes së Samitit të BE-së në Bruksel.

    Ai ka thënë se është shumë e rëndësishme që procesi i Bashkimit Europian në Ballkanin Perëndimor, të ecën përpara, dhe për këtë, Scholz, tha se Gjermania do të mbështes përpjekjet e tyre.

    ”Është shumë e rëndësishme që procesi i BE-së në Ballkanin Perëndimor të ecë përpara. Të gjitha përpjekjet e tyre duhet të çojnë drejt anëtarësimit në BE. Gjermania do të mbështesë përpjekjet e tyre, ne ndihemi përgjegjës për suksesin e tyre”.

    ”Më e rëndësishmja është se ne po punojmë të gjithë bashkë. Dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, do ta kenë një mundësi të mirë për të qenë pjesë e Bashkimit Europian, ata po punojnë shumë”, u shpreh ai para gazetarëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!