×
  • Lajme
  • Lajme

    Scholz në Kosovë takohet me ushtarët gjermanë të KFOR-it

    Reporteri
    10 Qershor 2022 | 14:51

    Kancelari gjerman, Olaf Scholz, pas takimit dhe konferencës që pati me kryeministrin Albin Kurti, vizitën e tij e vazhdoi në misionin e KFOR-it për t’i vizituar ushtarët gjermanë që shërbejnë në Kosovë.

    Pamje nga kjo vizitë ka publikuar gazetari gjerman, Kai Kuestner, i cili tha në Twitter se kancelari ishte në mesin e 65 ushtarëve të Bundeswehrit.

    Scholz është kancelari i parë gjerman që viziton Kosovën. Këtë e pa si historike kryeministri i vendit.

    Ai solli me vete edhe disa mesazhe kryesore. Njohja e Kosovës nga Serbia në fund të një marrëveshje mes dy shteteve, Procesi i Berlinit si prioritet dhe mbështetja për liberalizimin e vizave për Kosovën ishin disa prej tyre.

    Pas vizitës në Kosovë, Scholz pritet të udhëtojë drejt Beogradit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!