×
  • Lajme
  • Lajme

    Scholz pritet me ceremoni shtetërore, nis takimi me Kurtin

    Reporteri
    10 Qershor 2022 | 10:46

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti  ka pritur me ceremoni shtetërore, Kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, i cili do të qëndrojë për vizitë zyrtare në vendin sot.

    Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë u shtrua tepihu i kuq ku është rreshtuar edhe Garda e FSK-së për ta pritur me nderimet më të larta shtetërore kancelarin gjerman.

    Scholz do të zhvillojë takim me shefin e qeverisë kosovare në ora 10:45 kurse pas takimit është paralajmëruar edhe një konferencë e përbashkët.

    Kancelari gjerman më pas do t’i vizitojë edhe trupat gjermane të KFOR-it.

    Pas Prishtinës, Scholz udhëton drejt Beogradit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!