Deputeti holandez i Parlamentit Evropian, Thijs Reuten, i është drejtuar me një letër Komisionit Evropian për të raportuar qasjen e presidentit, Aleksander Vucic ndaj propozimit evropian për të cilin u diskutuar në Bruksel më 27 shkurt.
Reuten ka thënë se i ka kërkuar shpjegime Komisionit Evropian për një qasje të tillë të kreut të shtetit serb për marrëveshjet që i ndërmjetëson Bashkimi Evropian.
Ai thotë se Vuçiq po e shfrytëzon BE-në si një bankomat nga ku merr të holla, në ndërkohë kthehet pastaj dhe e refuzon marrëveshjen me Kosovën.
“Ndaloni këtë financim vetëshkatërrues të obstruksionizmit të Vuçiqit”, ka shkruar Reute
Aleksander Vucic ditë më parë ka deklaruar se ai nuk do ta lejojë në asnjë formë anëtarësimin e Kosovës në OKB, raporton Express.
Një deklaratë e tillë kishte ardhur dy ditë pas takimit të 27 shkurtit ku kishin rëndë dakord për planin franko-gjerman.
Ky zhvillim kishte nxitur edhe reagimin e kryeministrit Albin Kurti i cili ka vënë në pak se deklarata e Vuçiq është shkelje e Nenit 4 të marrëveshjes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.