×
  • Lajme
  • Lajme

    Së shpejti inspektorët sanitarë do të shqiptojnë gjoba me pajisje elektronike

    Reporteri
    27 Nëntor 2021 | 23:46

    Komisioni Evropian u ka siguruar tabletë inspektorëve sanitarë për punë në terren. Së shpejti inspektorët do të shqiptojnë gjoba me pajisje elektroinike.

    Në tavolinën e Inspektoratit Sanitar kanë arritur një numër i madh i pajisjeve elektronike. Këta tabletë aktualisht po programohen në mënyrë që të jenë gati për inspektorët.

    Tash e tutje ata do të kryejnë inspektime në një platformë që pritet të krijohet së shpejti.

    Lamir Thaçi, zëdhënësi në Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë thotë se projekti është në fazën e parë, dhe se këta tabletë u kanë ardhur nga Komisioni Evropian.

    Në këtë sistem do të mund të kenë qasje edhe qytetarët, për të parë gjobat e tyre.

    Nga kjo Agjenci thonë se do të ketë një transparencë për punën që inspektorët e bëjnë në terren.

    Inspektorët po vazhdojnë të jenë në krye të detyrës për të shikuar se a po respektohen masat anti-Covid dhe vetëm gjatë javës së fundit janë shqiptuar më shumë se 150 gjoba./T7/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!